23 Prill 2024

Presidenti Thaçi dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prishtinë, 16 janar - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dënon ashpër vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.

“I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)