19 Prill 2024

Presidenti Sejdiu vizitoi Ambasadën e Kosovës në Ankara

Ankara, 2 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu në kuadër të vizitës dy ditore që po i bënë  Republikës së Turqisë, vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së  Kosovës në Turqi, me ç’rast u pritë nga ambasadori Bekim Sejdiu me stafin e ambasadës.

Ambasadori Bekim Sejdiu e njoftoi Presidentin Sejdiu për të arriturat dhe në përgjithësi për veprimtarinë e gjertanishme të Ambasadës së Kosovës në shtetin Turk.

“Ndihma dhe përkrahja të cilën na e ka ofruar Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë një ndihmë e madhe për ne dhe në këtë drejtim, mendoj  se është bërë një punë shumë e madhe”, theksoi ambasadori Sejdiu.

Ndërkaq, Presidenti duke përgëzuar ambasadorin Sejdiu për punën e madhe që është duke bërë, theksoi se përkundër sfidave, ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë për tejkalimin e tyre.

Po sot, Presidenti Sejdiu, zonja e parë, Nezafete Sejdiu dhe delegacioni që i shoqëronte, morën pjesë në darkën e shtruar në Pallatin Presidencial nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl dhe zonja e Tij.

Në këtë darkë ishin të ftuar edhe shumë personalitete të jetës politike e kulturore të vendit, qytetarë të Turqisë më origjinë nga Kosova si dhe ambasadorë të vendeve të huaja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)