19 Prill 2024

Presidenti Sejdiu uroi Presidentin Obama dhe popullin amerikan

Prishtinë, 4 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu i dërgoi sot një letër urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – 4 Korrikut.

Në letrën e Presidentit Sejdiu thuhet:

Shkëlqesia e Tij, Barack Obama

President i SHBA-ve

I nderuari President Obama,

Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ju uroj Juve Shkëlqesi, Qeverisë Suaj dhe tërë popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ditën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara - 4 Korrikun.

Kjo ditë e veçantë nderon historinë e pasur të Amerikës dhe shenjon të ardhmen prosperuese që ka përpara shteti Juaj i madh. Ishin pikërisht principet e baballarëve themelues të shtetit Tuaj ato që prinë popullin amerikan dhe që premtojnë një ardhmëri të ndritshme për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjitha ata që u besojnë idealeve tona të përbashkëta të lirisë dhe të paqes. Po ato principe e udhëheqin sot Kosovën dhe kjo lidhje e përbashkët në mes dy shteteve tona e ka shndërruar Kosovën dhe popullin e saj në aleatin më të palëkundur që Shtetet e Bashkuara kanë sot dhe do të kenë përherë në të ardhmen.

Populli të Republikës së Kosovës 4 Korriku ia përkujton zemërgjerësinë e paparë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkrahjen që ajo ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, si dhe për mbështetjen e gjithanshme që po jep sot për zhvillimin e vendit tim. Prandaj, populli i Kosovës qëndron me Amerikën për ta nderuar këtë ditë monumentale dhe mbetet falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës.

Ju lus, i dashur President, pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të kartë! 

Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Sinqerisht,
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)