19 Prill 2024

Presidenti Sejdiu priti Lamberto Zannier

Prishtinë, 28 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier.

Presidenti Sejdiu falënderoi z. Zannier për rolin e UNMIK-ut që nga vendosja e këtij misioni në Republikën e Kosovës, duke e cilësuar investimin ndërkombëtar në vendin tonë si storie të suksesshme. Ai gjithashtu përsëriti se është koha që UNMIK-u të përmbyllë gradualisht misionin e tij në vendin tonë.

Në takim, Presidenti Sejdiu foli për zhvillimet në vend, për procesin në rritje të njohjes së Republikës së Kosovës nga gjithnjë e më shumë vende, si dhe për një varg procesesh të ndërmarra në drejtim të përshpejtimit të hapave për anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit tonë në strukturat euro-atlantike, duke punuar që në një të ardhme të afërt, me shtimin e njohjeve, Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke qenë partner i rëndësishëm për bashkëpunimin me të gjitha institucionet ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)