19 Prill 2024

Presidenti Sejdiu priti familjarët e dëshmorit Ismet H. Rrahmani

Prishtinë, 16 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot familjarët e dëshmorit Ismet H. Rrahmani nga Açareva e Skënderajt.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu nënës së Ismetit, Cyme Rrahmani,  ia dorëzoi Medaljen “Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari”, me të cilën Presidenti e ka dekoruar kohë më parë dëshmorin Ismet Rrahmani, për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
 
Në një takim të përzemërt me familjarët, Presidenti Sejdiu vlerësoi lart kontributin dhe luftën për liri, pavarësi e demokraci të dëshmorit Ismet Rrahmani dhe shtoi se sakrifica e tij dhe e dëshmorëve të tjerë do të mbetet përherë në kujtesën e popullit dhe do të vlerësohet nga institucionet e vendit.
 
Nga ana e tyre, familjarët e dëshmorit Ismet Rrahmani falënderuan Presidentin Sejdiu për dekoratën dhe për kujdesin e vazhdueshëm për të gjithë ata që për lirinë dhe pavarësinë e vendit bënë sakrificën më sublime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)