18 Prill 2024

Presidenti Sejdiu priti familjarët e dëshmorëve Geci dhe Berisha

Prishtinë, 1 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti familjarët e dëshmorëve Elez Geci e Maxhun Berisha dhe ua dorëzoi Medaljen e Artë “Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari”, me të cilën i pati dekoruar ditët më parë, me rastin e 11-vjetorit të rënies së tyre në Betejën e Pozharit.

Presidenti Sejdiu tha se kontributi për liri, pavarësi e demokraci  i Elez Gecit, Maxhun Berishës dhe shumë e shumë dëshmorëve të tjerë do të jetë përherë në kujtesën e popullit tonë, si sakrificë më sublime deri në flijimin e vetvetes për shtetin e Kosovës.

Presidenti Sejdiu vlerësoi lart veprën dhe kontributin e dhënë të dëshmorëve Elez Geci e Maxhun Berisha dhe të shumë dëshmorëve të tjerë, të cilët u flijuan për këtë lirinë e vendit.

“Në shenjë përkujdesjeje dhe mirënjohjeje të veçantë për punën, veprën dhe sakrificën e tyre, krahas vendimit që kam marrë edhe më herët, sot edhe solemnisht do t’ua dorëzoj medaljet anëtarëve të ngushtë të familjes Geci dhe Berisha”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)