29 Mars 2024

Presidenti Sejdiu nderon Nexhmije Pagarushen

Prishtinë,30 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dorëzoi sot zonjës Nexhmije Pagarusha çmimin “Artiste e Merituar”, me të cilën e ka dekoruar kohë më parë.
 
Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se dekorimi i zonjës Pagarusha është një vlerësim për veprën kulminante në fushën e artit, në fushën e muzikës shqiptare dhe në fushën e një artisteje, e cila diti në mënyrën më të mirë të jetë shprehje e identitetit dhe e vlerave të një populli, në këtë rast e muzikës shqiptare, në gjithë repertorin e saj të begatë dhe të pafund.
 
“Ka këngë të Nexhmijes që rrallëkush ia mësynë t’i interpretojë për shkak të ritmit dhe fuqisë që kjo i ka dhënë këngës”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke e vlerësuar veprën e saj si visar dhe krenari në gjithë opusin e përmbledhur aq mirë.
 
Ndërkaq, zonja Pagarusha duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për vlerësimin e veprës së saj, tha se ndjehet shumë e lumtur dhe shprehu besimin se edhe artistët e tjerë të cilët  e meritojnë do të jenë të vlerësuar në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)