29 Mars 2024

Presidenti Sejdiu kërkon nga Qeveria të ndihmojë Pakistanin

Prishtinë, 23 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta ndihmojë popullin e Pakistanit, që po përballet me përmbytjet shkatërruese.

“Qytetarët dhe shteti i Pakistanit po ballafaqohen me një katastrofë të rëndë natyrore si pasojë e vërshimeve të ujit që e kanë goditur këtë vend.

Andaj, kërkoj nga Ju, që në emër të Qeverisë dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës, në shenjë solidariteti njerëzor, të shqyrtoni mundësitë që nga Buxheti i Republikës së Kosovës t’i alokoni një ndihmë financiare popullit të Pakistanit”, thekson Presidenti Sejdiu në letrën që i dërgoi sot Kryeministrit Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)