09 Gusht 2020

Presidenti Sejdiu emëroi dy këshilltarë të rinj

Prishtinë, 7 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu emëroi sot dy këshilltarë të rinj. Në përputhje me Kreun V të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 14, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, Presidenti Sejdiu emëroi zonjën Teuta Sahatqija Këshilltare Politike për  Shoqëri Civile.
 
Po kështu, Presidenti Sejdiun emëroi edhe Ismajl Bytyqin Këshilltar të Jashtëm Politik për Çështje të Afarizmit Biznesor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)