25 Prill 2024

Presidenti Sejdiu dënoi sulmin ndaj deputetit Petar Miletiç

Prishtinë, 5 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dënoi ashpër sulmin me armë zjarri ndaj deputetit të Partisë sëPavarur Liberale dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të kësaj partie nëKuvendin e Republikës së Kosovës, z. Petar Miletic, para banesës së tijnë pjesën veriore të Mitrovicës.
 
“Sulmi ndaj z. Petar Miletiç, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe drejtues i Këshillit Konsultativ për Komunitete, i cili vepron në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës, është një akt i shëmtuar kriminal, i cili drejtohet drejtpërdrejt kundër paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe të ardhmes së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet në reagimin e Presidentit Sejdiu.
 
“Angazhimi këmbëngulës i deputetit Miletiç për një jetë më të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie e besimi, për tolerancë, për bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të gjithëve njerëzve të vullnetit të mirë ka bërë që ai të ketë respektin e qytetarëve anekënd Kosovës, por jo edhe të atyre që nuk u përshtatet rendi dhe ligji”, tha Presidenti Sejdiu.
 
Me këtë rast, Presidenti Sejdiu ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të punojnë për zbardhjen sa më të shpejtë e këtij rasti dhe vënien e fajtorëve përpara drejtësisë.
 
“Deputetit Miletiç i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrën e tij. Institucionet e Kosovës janë të vendosura që ta çojnë deri në fund luftën kundër çfarëdo forme të krimit, e cila cenon jetën e qytetarëve dhe rrezikon stabilitetin e vendit”, theksoi Presidenti Sejdiu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)