12 Prill 2021

Presidenti Sejdiu, “Anëtar nderi i përjetshëm” i “Rotary Club”

Gjakovë, 6 korrik - Në dhjetëvjetorin e themelimit të “Rotary Culb” të Gjakovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u nderua me titullin “Anëtar nderi i përjetshëm” i këtij klubi. Po ashtu, me këtë titull u nderuan shefi i ICO-së Peter Feith, komandanti i KFOR-it Gjenerallejtënant Markus Bentler dhe Gjeneral Sato.

“Është nder i veçantë që do të jem  anëtar i përhershëm i nderit në punën tuaj, por besoj se do të jem edhe me mendje me ju, prandaj këtë nder ma kanë bërë edhe Rotary Klub i Pejës. Gjithë angazhimet e mia, në pozicionin që kam si President i vendit, do të jenë jo vetëm në propagimin  e punës së mire, por, të njëjtën kohë edhe në mbështetjen për aq sa unë do të mundem” tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu.

Presidenti Sejdiu më tej shtoi se është një nder i veçantë që të jem anëtarë i Rotary klubit tuaj dhe të jem bashkëveprimtar i idesë që ka ky klub, që të jetë me gjithë veprimtarinë e tij në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, edhe në kuptimin e ndihmave që atyre u bëhet, edhe në kuptimin e bashkëpunimit profesional të njerëzve të biznesit dhe të veprimtarive të tjera, por, edhe në kuptim të bashkëpunimit të thellë me njerëz dhe asociacione të ngjashme të mbarë botës.

“Më gëzon fakti se Kosova vërtet për një kohë shumë të shkurtë ka arritur të krijoj dhjetë klube të Rotarisë, me njerëz të përkushtuar në këtë asocim kaq të qëlluar dhe të njëjtën kohë përmes veprimtarisë së tyre kanë zënë shumë miq anekënd botës,  duke dhënë të njëjtën kohë mesazhe të mira për punën që bëjnë njerëzit e Kosovës dhe duke dhënë mesazhe të mira të afrisë dhe miqësisë mes vendeve” shtoi Sejdiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)