28 Mars 2024

Presidenti Pahor e ftoi Presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit

Prishtinë, 8 prill - Presidentja, Dr. Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor nga i cili pranoi urime të përzemërta për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre,  posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve tanë është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.

Ndërkaq Presidenti Pahor e ftoi Presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, gjersa Presidentja Osmani, gjithashtu i bëri ftesë Presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)