29 Mars 2024

Presidenti Pacolli vazhdon vizitën në Maqaedoni

Shkup, 24 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.

Pas takimeve të ditës së parë, në mbrëmje Presidenti Gjorgji Ivanov ka shtruar një darkë zyrtare për Presidentin Pacolli dhe delegacionin e Republikës së Kosovës, në të cilën ai edhe një herë ka folur për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona dhe ka shprehur gatishmërinë për angazhimin për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat.

Sot, në ditën e dytë të vizitës, Presidenti Pacolli, i shoqëruar nga Presidenti Ivanov, do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Maqedoni, në të cilin do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të biznesit të të dyja vendeve.

Në agjendën e ditës së dytë të vizitës janë paraparë edhe disa takime në Shkup, si dhe vizita në komunën  e Tetovës.

Presidenti Pacolli është takuar dje pasdite edhe me përfaqësuesit e partive politike në Maqedoni, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Branko Cervenkovski, liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e Demokracisë së Re, Ymer Selmani.

Pacolli ka dhënë një deklaratë pas të gjitha takimeve. “Biseduam për situatën politike në Maqedoni dhe në Kosovë, për mundësitë e bashkëpunimit. Unë gjithmonë e rendis në radhë të parë bashkëpunimin ekonomik, krijimin e mundësive të reja të zhvillimit ekonomik, veprime që çojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha ai.

“Jam kundër çdo barriere që mund ta pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave e të ideve. Jetojmë në shekullin 21 dhe për mua këto barriera kanë kuptim banal”, shtoi ai.

Duke folur për shqiptarët në Maqedoni, ai tha se pozita e shqiptarëve të Maqedonisë është në duart e tyre.

"Unë bëj thirrje për unitet. Ato mund të kenë divergjenca, programe të ndryshme që u ofrojnë qytetarëve. Por, kur është në pyetje kauza kryesore, atëherë duhet të jenë unikë”, tha Presidenti Pacolli.

Nderkaq Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov ka bërë të ditur se takimi tradicional i Presidentëve të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli,  Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov e Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, sivjet do të mbahet në Ohër më 12 korrik 2011.

Ky takim, i njohur ndryshe si minisamit i vendeve të Ballkanit, është mbajtur për herë të parë në Vlorë më 2009, vitin e kaluar është mbajtur në Prizren, ndërsa tash ai do të mbahet në Ohër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)