25 Maj 2020

Presidenti Obama uron Presidentin Sejdiu

Prishtinë, 9 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, tekstin e të cilit po e japim në vijim:
 
I dashur President,
 
Në emër të popullit amerikan, unë ju përgëzoj Ju dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

Unë gjithashtu dëshiroj të përgëzoj popullin e Kosovës për përparimin që keni bërë në ndërtimin e një shteti demokratik, paqësor dhe multietnik.
 
Ne e vlerësojmë partneritetin tonë dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në hapat e nevojshëm për të arritur aspiratat tuaja euroatlantike.

Në këtë 17 shkurt, u përcjell urimet e mia dhe besimin më të madh për vazhdimin e miqësisë  dhe forcimin e partneritet në mes të dy vendeve tona.

Sinqerisht,
Barak Obama
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)