01 Qershor 2020

Presidenti, Kryeparlamentari dhe Kryeministrii ngushlluan familjen Pajaziti

Prishtinë, 7 shkurt - Presidenti Fatmir Sjediu, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i kanë dërguar telegrame ngushëllimi familjes Pajaziti, me rastin e ndërrimit të jetës së anëtarit të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe aktivistit të shquar të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhelil Pajaziti.

E nderuara familje Pajaziti,

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndërrimin e jetës së familjarit tuaj, anëtarit të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe veprimtarit të shquar të PDK-së, Xhelil Pajaziti.

Duke rrjedhë nga një familje atdhetare, si vëlla i Kadri Zekës, veprimtarit të devotshëm të çështje kombëtare, jeta dhe aktiviteti i Xhelil Pajazitit që në kohët më të vështira që kaloi populli ynë e deri në periudhën e shtetndërtimit, ishte e tëra në funksion të lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve stabile kosovare.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të thella.

 

Biografia e Xhelil Pajazitit


U lind në fshatin Poliçkë të komunës së Dardanes, më 19 janar të vitit 1941. Ishte gjenerata e parë e normalistëve të Kosovës ( mësues i kualifikuar). Më pas ka studiuar Fakultetin Juridik dhe është diplomuar në vitin 1979.

Deri në vitin 1980 ka punuar në fushën e arsimit. Po në këtë kohë, largohet nga procesi mësimorë me etiketën si i papërshtatshëm politikisht dhe caktohet të punojë në Ndërmarrjen Bujqësore të ish-Kamenicës ( Dardanë). Pas mbarimit të luftës më 1999, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (QPK), ka udhëhequr Drejtoratin për Administratë në Gjilan dhe në Ministrinë e Shërbimeve Publike.

Në zgjedhjet e para lokale ishte anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 ishte anëtar i GZAP–it, i caktuar nga Ambasadori i OSBE-së. Nga viti 2002 deri më 5 janar të vitit 2005, ishte Këshilltar
Ligjor i Ministrit të Shërbimeve Publike, z. Jakup Krasniqi.

Xhelil Pajaziti ishte veprimtar i hershëm politik: para viteve të 90-ta dhe gjatë këtyre viteve. Ka qenë bashkëpunëtor i gazetës ilegale “Zëri i Kosovës”, që është botuar në perëndim. Ka shkruar artikuj të shumtë lidhur me gjendjen politike dhe kombëtare të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Pas luftës, poashtu ka shkruar nëpër gazetat e përditshme artikuj të shumtë lidhur me proceset e rëndësishme në Kosovë.

Që nga viti 2004 është anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor. Aktualisht është Këshilltar Ligjor i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Prej vitit 1970 jetoi në Gjilan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)