26 Prill 2024

Presidenti Krasniqi sot në vizitë zyrtare në Shqipëri

Prishtinë, 13 janar - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi udhëtoi dje për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Krasniqi do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë, me të cilët do të diskutojë për koordinimin e aktiviteteve para fillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi do të bisedojë në takime të veçanta me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe me anëtarët e delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Në vizitë, z.Krasniqi shoqërohet nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës,  Vlora Çitaku, Ushtruese e Detyrës së Ministres së Jashtme të Kosovës, Bilall Sherifi, shef i kabinetit të U.D. të Presidentit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)