20 Prill 2024

Presidenti i Sllovenisë uroi Presidenten Jahjaga

Prishtinë, 22 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, Jozef Hlep.

Ambasadori Hlep i dorëzoi Presidentes Jahjaga urimin e Presidentit të Sllovenisë, Danilo Türk, në të cilin thuhet:

Shkëlqesia Juaj, 

Ju lutem, më lejoni të përcjell tek Ju, në emër të Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim, urimet e sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj si Presidente e Republikës së Kosovës.

Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kosovës kanë vendosur lidhje miqësore dypalëshe të cilat nuk janë të rënduara me çështje të pazgjidhura. Unë jam i bindur se ne do ta ruajmë një nivel të lartë të dialogut politik dhe, në të njëjtën kohë, ta forcojmë bashkëpunimin ekonomik, duke ofruar një shumëllojshmëri të mundësive të pashfrytëzuara deri më tani.

Më lejoni të përfitoj nga ky rast për t\'ju garantuar mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt njohjes ndërkombëtare dhe strukturave euroatlantike, si dhe me reformat institucionale në vendin tuaj.

Unë ju uroj çdo sukses në kryerjen e kësaj detyre shumë kërkuese dhe me përgjegjësi të lartë.

Shkëlqesia Juaj, ju lutem, pranoni sigurimin e konsideratës sime më të lartë.
 
Danilo Türk

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)