19 Prill 2024

Presidenti i Republikës së Austrisë uroi Presidenten Jahjaga

Prishtinë, 6 maj - Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer i ka dërguar një urim Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.

Urimin Presidentes Jahjaga ia dorëzoi sot gjatë një takimi ambasadori i Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, Johann Brieger.

Në urimin e Presidentit Heinz Fischer thuhet:

Shkëlqesi,

Me kënaqësi të madhe ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj si Presidente e Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e një femre në postin më të lartë shtetëror dërgon një sinjal, i cili pa dyshim do të inspirojë shumë femra në rajon.

Siç e dini, Austria ka qenë një mbështetës i fuqishëm i shtetësisë së Kosovës dhe jam i sigurt që marrëdhëniet dypalëshe do të përforcohen edhe më shumë në vitet e ardhshme. Më lejoni t’ju siguroj që Austria do të vazhdojë ta asistojë progresin e Kosovës drejt integrimit në Evropë.

Përfitoj nga ky rast që t’ju dërgoj urimet më të mira për realizimin e detyrës suaj të rëndësishme, për një zhvillim paqësor të shtetit tuaj, për një zhvillim paqësor në rajon si dhe për mirëqenien dhe lumturinë tuaj personale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)