21 Janar 2021

Presidentët Ivanov dhe Tùrk urojnë Sejdiun

Prishtinë, 12 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, ka marrë mesazhe urimi nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov si dhe nga Presidenti i Sllovenisë, Danillo Tùrk, tekstet e të cilave po i japim në vijim:

Mesazhi i Presidentit Gjorge Ivanov

Shkëlqesia Juaj,

Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës ma ofron kënaqësinë e veçantë që, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’jua përcjell urimet e mia më të përzemërta për prosperitet në vendin tuaj dhe për mirëqenie të qytetarëve të tij.

 
Dua ta shfrytëzoj këtë rast që ta shpreh besimin tim të thellë se, me anë të përpjekjeve tona të përbashkëta në periudhën në vijim, ne do t’i forcojmë marrëdhëniet tona dhe do ta kultivojmë e shtojmë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Unë pres që, në periudhën në vijim, kontaktet midis dy vendeve tona të intensifikohen më tej në të gjitha nivelet. Kjo është mënyra me e sigurt për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, por edhe domosdo për shtimin e bashkëpunimit. Kjo është mënyra më e mirë për t’i kontribuuar synimit tonë të përbashkët – stabilitetit, prosperitetit dhe mirëqenies së rajonit tonë.

 

Shkëlqesia Juaj, duke jua përcjellë garancitë e konsideratës sime më të thellë, kam kënaqësinë t’ju dëshiroj suksese në angazhimet tuaja, shëndet të mirë dhe gëzime.

 Dr. Gjorge Ivanov
 
Mesazhi i Presidentit Danilo Tùrk

Është kënaqësi e madhe për mua që, në emër të qytetarëve të Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim, t’ju përcjell Ju urimet për përvjetorin e dytë të pavarësisë të Republikës së Kosovës dhe të shpreh urimet më të mira për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tuaj.

Së bashku, ne kemi vendosur marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dypalëshe, të cilat nuk janë të ngarkuara me çështje të pazgjidhura. Unë jam i bindur se ne do ta vazhdojmë dialogun intensiv politik dhe, në të njëjtën kohë, do ta përforcojmë bashkëpunimin ekonomik, duke ofruar një mori mundësish të reja.

Hapja së fundmi e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Slloveni do të ndikojë fuqishëm në bashkëpunimin midis dy vendeve tona.

Më lejoni t’ju siguroj se Republika e Sllovenisë do të vazhdojë ta ndihmojë Republikën e Kosovës për t’u afruar me strukturat euroatlantike, në procesin e integrimit në organizatat ndërkombëtare dhe zhvillimin e reformave institucionale.

Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë

Danilo Tùrk
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)