29 Mars 2024

PPK, PPI dhe PND i bashkohen AKR-së

Prishtinë, 4 nëntor - Në vazhdën e akativiteteve për krijimin e koalicioneve parazgjedhore, lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, në nje konferencë për media, ka prezantuar partnerët e ardhëshëm të koalicionit, partitë politike PPK, PPI dhe PND te cilat nga sot edhe i janë bashkuar Aleancës Kosova e Re..

Pacolli ka deklaruar: \"Koalicioni që po firmosim sot është një etapë e re në formimin e një subjekti të madh politik, i një politike të ri politik që do të udhëheqë Kosovën në fazën e tretë të zhvillimit të saj, në atë të begatisë ekonomike.\"

AKR-ja sipas Pacollit ka qenë deri më sot e vetmja forcë politike e papërlyer me qeverisjen e  dhjetë vjetëve të fundit.

Deri tash Aleanca Kosova e Re, ka bërë kualicion me Partinë e Drejtësisë, PSD-në si dhe radhëve të saj iu janë bashkuara edhe grup i ekspertëve E-15 i kryesuar nga Muahmet Mustafa .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)