26 Prill 2024

Politika e orkestruar nga Beogradi dëmton imazhin e Kosovës

Mitrovicë, 18 nëntor - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur në takim, Filip Lavaud, homologun e tij nga komuna Angouleme e Francës, i cili shoqërohej edhe nga komandanti i KFOR-it në veri, Eric Barrera. Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy komunave.

Fillimisht kryetari Kastrati e njohu homologun e tij nga Franca për gjendjen në Mitrovicë. Ai foli për situatë të brishtë të sigurisë për shkak të veprimit të strukturave paralele serbe, që vazhdimisht krijojnë incidente në mënyrë që situata të jetë sa më e tensionuar.

“Kjo politikë e orkestruar nga Beogradi ka për qëllim që të dëmtohet imazhi i Kosovës dhe të krijohet përshtypje për probleme sa i përket funksionimit të Republikës së Kosovës”.

Në anën tjetër, ka falënderuar autoritetet e rendit, si Policinë e Kosovës, Policinë e EULEX-it dhe KFOR-in për angazhimin e tyre shtesë gjatë javëve të fundit në veri me qëllim të parandalimit të incidenteve. Tha se ka nevojë që masat të jenë energjike dhe të vazhdueshme.

Ai ka përmendur si problem shumë të madh mosfunksionimin e gjykatave në veri. “Mosfunksionimi i gjykatave është duke shkaktuar probleme si për qytetarët ashtu edhe për institucionet. Një gjendje e tillë është e patolerueshme, prandaj duhet vendosmëri që të krijohen kushtet e sigurisë dhe të nis punën gjykata në veri”.

Kryetari Kastrati ka folur edhe për gjendjen ekonomike, e cila është e rëndë si pasojë e shkatërrimit të kapaciteteve të industrisë gjatë luftës. Poashtu ka potencuar edhe faktin se rrethanat politike kanë ndikuar që mos të ketë shumë investime në këtë komunë.

Megjithatë ai ka cekur hapat që është duke ndërmarrë komuna dhe institucionet qendrore për përmirësimin e gjendjes. Foli për investimet e mëdha në infrastrukturë që janë bërë gjatë dy viteve të fundit, për procesin e rindërtimit dhe kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre, përkrahjen për komunitetet pakicë etj.

Kryetari Kastrati ftoi homologun e tij nga komuna Angouleme, që të shqyrtoj mundësitë për binjakëzim me Mitrovicën në mënyrë që të vihen baza të përhershme bashkëpunimi. Lidhur me këtë, Lavaud, kryetari i kësaj komune franceze, tha se kjo do të kaloj paraprakisht nëpër procedurat e rregullta të mekanizmave komunalë.

Ai e ftoj kryetarin Kastrati për vizitë në komunën Angouelme në mënyrë që të njihet me historinë dhe gjithë atë që ofron kjo komunë. Kryetari Kastrati e mirëpriti këtë ftesë dhe falënderoi homologun e tij për interesim e shprehur për Mitrovicën.     
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)