24 Prill 2024

Policia të veprojë në shkeljen e masave anti-COVID-19 në fushatën në Podujevë

Prishtinë, 24 nëntor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj mënyrës së mbajtjes së fushatës para zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës.

Bordi Këshillëdhënës COVID-19 më 27 tetor 2020 i është drejtuar Ministrit Shëndetësisë, Armend Zemaj, me një raport të përmbledhjes së qëndrimeve të dala nga mbledhja e nëntë (9) e këtij bordi.

Pika 1 e këtij dokumentin nënvizon se “Ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKShPK dhe MSh”. Ky qëndrim ri konfirmohet edhe në një pjesë tjetër të dokumentit, tek kapitulli “Fushata”, ku thuhet decidivisht se “Ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore”.

Në anën tjetër, Qeveria e Republikës së Kosovës më 11 nëntor 2020 ka nxjerrë vendim për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, pika 12 e të cilit vendim përcakton se “Ndalohet grumbullimi i qytetarëve prej më shumë se 5 personave në sheshe publike, parqe dhe vende publike, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim”, derisa në rastet e lejuara në këtë vendim, nuk hyn organizimi i tubimeve publike në fushatë zgjedhore.

Pika 13 e këtij vendimi të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës përcakton se “Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, ceremonitë dhe veprimtaritë fetare (përveç familjes së ngushtë), si dhe çfarëdo forme tjetër e organizimit me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim”. Ndërsa, pika 27 e këtij vendimi përcakton se “Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, derisa në pikën 28 të të njëjtit vendim thuhet se “Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës”.

Fushave parazgjedhore për zgjedhje lokale në Komunën e Podujevës është hapur me 23 nëntor 2020, derisa në media janë shfaqur tubimet e tri (3) partive politike: Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Tubimi i LDK-së me rastin e hapjes së fushatës parazgjedhore është zhvilluar në kundërshtim të hapur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia COVID-19 dhe në kundërshtim të hapur me rekomandimet e Bordit Këshillëdhënës COVID-19. Në këtë takim publik, është parë grumbullim i qytetarëve në kundërshtim me masat e vendosura.

Me këtë rast, IKD thekson faktin se masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i përjashtojnë nga zbatimi akterët politikë me rastin e zhvillimit të fushatave parazgjedhore, derisa Bordi Këshillëdhënës COVID-19 specifikisht përmend faktin e ndalimit të fushatave publike.

Mos respektimi i këtyre masave nga ana e të tri (3) partive politike paraqet kundërvajtje sipas Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Territorin e Republikës së Kosovës.

Për këto arsye, IKD i bënë thirrje Policisë së Kosovës që edhe në raport me partitë politike të veprojnë në përputhje me dispozitat e këtij ligji, dhe mos të tregojë qasje selektive ndaj politikave në raport me qytetarët, të cilët sanksionohet vazhdimisht për shkelje të kësaj natyre.

Po ashtu, IKD i bënë thirrje edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të reagojë në kuadër të kompetencave të veta në drejtim të mbajtjes së fushatës parazgjedhore në përputhje me ligjin dhe vendimet e tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)