18 Janar 2021

Podujeva dhe Mitrovica e Veriut votojnë sot për kryetarin e Komunës

Prishtinë, 28 nëntor - Sot do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Zgjedhjet në këto dy komuna do të mbahen në “koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”.  

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve KQZ-ja ka njoftuar se ka ndërmarr të gjitha masat duke u konsultuar edhe me institucionet shëndetësore për mbrojte.

Ndërsa, për qytetarët e këtyre dy komunave të cilët kanë rezultuar pozitvë, KQZ-ja do të dërgoj ekipet mobile në shtëpitë e tyre për të votuar.

Edhe Policia e Kosovës në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore është e gatshme për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve me qëllim të realizimit të suksesshëm të procesit zgjedhor.

Komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar qysh në fillim të shkurtit, kur Agim Veliu ka dhënë dorëheqje, pasi është emëruar ministër i Brendshëm në Qeverinë e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Pa kryetar, nga fillimi i qershorit, ka mbetur edhe Mitrovica e Veriut, pasi Goran Rakiq, nga Lista Serbe, është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e re të Avdullah Hotit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish kryetarit te Komunës së Ferizajt, Faik Grainca për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Pranë Katedrales, ora 13:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP. (Platforma Zoom - https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora  13:30)