25 Prill 2024

PNDSH largohet nga koalicioni Kosova e Re

Prishtinë, 28 shkurt - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH), ka marrë vendim që të largohet nga Koalicioni për Kosovën e Re.
 
Nëpërmjet një njoftimi për media, PNDSH-ja sqaroi se ky largim nga koalicioni është bërë pasi që është konsideruar se vazhdimi i qëndrimit të mëtutjeshëm në koalicionin për Kosovën e Re nuk mund të jetë as i dobishëm as edhe konstruktiv për vendin.

Gjithashtu, vendimi për largim nga koalicioni është marrë si shprehje e pakënaqësisë ndaj mënyrës se si janë konstituuar institucionet.

“Për rrjedhojë Kryesia Qendrore ka vendosur që PNDSH të largohet përfundimisht nga Koalicioni për Kosovën e Re. Tash e tutje, PNDSH do të vazhdojë veprimtarinë dhe punën e saj si e pavarur jashtë çdo koalicioni”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)