24 Prill 2024

Pjesëmarrja aktive e gruas në politikë, atribut i shoqërive moderne

Prishtinë, 7 shkurt - Afirmimi i gruas në jetën politike është shumë i rëndësishëm për shoqëritë moderne.

Kështu theksoi sot dr. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit që e zhvilloi me ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny.

Me të kryekuvendarja Osmani bisedoi edhe për politikat të cilat Kosova po i ndjek për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë rrafsh, kryetarja Osmani dhe ambasadorja Hernmarck Ahliny u përqendruan veçanërisht në politikat të cilat shteti i Kosovës po i zhvillon në fushën e politikave mjedisore.

Përmirësimi i cilësisë së jetesës për qytetarët e vendit është prioritet i institucioneve të Kosovës, andaj Kuvendi i Kosovës do të përkrahë të gjitha iniciativat për përmirësimin e mëtejmë të politikave në interes të qytetarëve të vendit.

Ambasadorja e Suedisë shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e znj. Osmani në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)