29 Mars 2024

Petroviç: Do të hyjmë në qeverinë e Thaçit

Prishtinë, 31 janar - Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS) në Kosovë, Slobodan Petroviç ka thënë se pritet të jetë pjesë e koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit.

Në një intervistë për të përditshmen beogradase Danas”, Petroviç ka thënë se është plotësisht normale që SLS të jetë pjesë e bashkëqeverisjes në qeverinë e re të Kosovës dhe se këtë e presin edhe zgjedhësit e kësaj partie.

“Lufta ka kaluar dhe udhëheqës të luftërave në Kosovë nuk ka, tanimë janë liderët të cilët kanë marrë legjitimitetin e tyre në zgjedhje dhe kjo është kriter më i rëndësishëm. Meqë PDK e Hashim Thaçit ka marrë më shumë vota, atëherë pritet që të nisim negociatat për qeverinë e re”, ka thënë kreu i SLS-së, parti e cila ishte në koalicion me PDK-në në përbërjen e fundit të Qeverisë.

Petroviç ka shprehur mëdyshje se deri nga mesi i shkurtit do të formohet qeveria e re e Kosovës.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetori, SLS-ja, sipas rezultateve përfundimtare, të dhëna të dielën mbrëma nga KQZ-ja, ka fituar tetë vende në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)