19 Prill 2024

Petersen: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

Prishtinë, 23 shkurt - Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen rithekson edhe njëherë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, duke theksuar edhe faktin se progresi në shtetin më të ri të Evropës çalon në disa kyçe.

Lidhur me ekonominë, Petersen deklaron se arsyeja e pasigurisë së vazhdueshme vjen si pasojë e statusit. “Kosova është e pavarur dhe kjo pavarësi është pakthyeshme, megjithatë, për investuesit akoma ekziston pasiguri dhe kjo sjell deri te mungesa e investimeve më të mëdha, që do të krijonin vende pune”, deklaron Petersen.

I pyetur nëse për këtë pasiguri kontribuon numri i vendeve, që akoma nuk njohin pavarësinë e Kosovës, veçmas fakti se në mesin e tyre janë edhe disa vende të BE-së, Petersen thekson vetë rolin e Kombeve te Bashkuara. “Madje para se të arrijmë tek BE-ja pasiguria është krijuar para së gjithash nga dështimi i Kombeve të Bashkuara, që të njohë shpalljen e pavarësisë me anë të një rezolute”, ka thënë ai.

Petersen shton se meqë kjo është para së gjithash çështje evropiane, problem krijon fakti se BE-ja edhe njëherë dështoi të përgjigjet me një zë unik. Nga ana tjetër, siç tha ai, ka shumë më rëndësi që EULEX-i ndodhet në rajon. ‘Kjo do të thotë se BE-ja, përkundër disa ndarjeve të brendshme, është e angazhuar fuqimisht në sundimin e ligjit në Kosovë”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)