29 Mars 2024

Përvoja e Bullgarisë, e rëndësishme për Kosovën në proceset integruese

Prishtinë, 12 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot priti ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, z. Hristo Gudjev, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin e gjertanishëm institucional në mes të Kosovës dhe Bullgarisë. 

Ambasadori Gudjev solli urimet me rastin e zgjedhjes së znj. Osmani kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke e vlerësuar si vlerë të shtuar zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë përfaqësues. 

Në takim u rikonfirmua gatishmëria e Bullgarisë për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në nivel të institucioneve lokale dhe qendrore, bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, artit dhe të trashëgimisë kulturore, duke qenë vendet me trashëgimi të pasur kulturore. 

Ishte vlerësim i njëjtë se përveç afërsisë gjeografike dhe vlerave të përbashkëta të orientimit perëndimor, Kosova dhe Bullgaria kanë edhe shumë sfida të përbashkëta, andaj, rëndësia e një partneriteti të tillë është më se i nevojshëm. 

Ambasadori ofroi përkrahjen e shtetit bullgar për reformat e synuara nga ana e institucioneve të reja, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe krijimin e mundësive për lirinë e lëvizjes. 

Bashkëpunimi parlamentar në mes të dy vendeve ishte po ashtu temë me theks të veçantë, në ofrimin e shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit europian dhe euroatlantik.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)