03 Qershor 2020

Përvjetori i 4-të i MSA-së e gjen Kosovën me nivelin më të ulët të zbatimit të MSA-së

Prishtinë, 31 mars - Marrëveshja Stabilizim Asociimit (MSA) hyri në fuqi me 1 prill 2016. Nesër është përvjetori i katërt i hyrjes në fuqi të MSA-së.

Instituti EPIK vlerëson se MSA-ja është dokument më i rëndësishëm juridik dhe politik në mes Kosovës dhe BE-së.

Kosova ka marr për detyrim që të zbatoj dispozitat e MSA-së brenda periudhës dhjetë vjeçare.

Me qëllim të zbatimit të obligimeve që burojnë nga MSA, Kosova miraton çdo vjet Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA). Kërkesa për hartimin e Programit buron nga neni 74, pika 3 e MSA-së.

Dokument të tillë, nën emërtime të ndryshme, e kanë në fuqi të gjitha vendet e rajonit që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asocimi, psh. në Shqipëri: Plani Kombëtar për Integrim Evropian, në Serbi: Programi Kombëtar për Adoptimin e Acquis apo në Mal të Zi: Programi Kombëtar për Anëtarësim në BE.

Programi përmban masa konkrete të cilat propozohen nga vet institucionet e shtetit për të adresuar dispozitat e veçanta të MSA-së.

Në këtë kontekst, duke marr për bazë raportet vjetore për zbatimin e MSA-së, Instituti EPIK konkludon se që nga hyrja në fuqi e MSA-së në Kosovë mungon vullneti politik për të ndërmarr reformat e parapara me Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

Në bazë të raporteve zyrtare të institucioneve:

⦁    Në vitin 2016, programi kishte 1,347 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 741 masa, apo 55% të programit.

⦁    Në vitin 2017, programi kishte 967 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 600 masa, apo 62% të programit.

⦁    Në vitin 2018, programi kishte 532 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 362 masa, apo 68% të programit.

⦁    Në vitin 2019, programi kishte 401 masa – nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 204 masa, apo 51% të programit.

Në këtë drejtim, përkundër zvogëlimit të vazhdueshëm të numrit të masave në kuadër të programit, në vitin 2019 sipas Institutit EPIK shkalla e zbatimit të MSA-së ka arritur nivelin më të ulët ndonjëherë që nga hyrja në fuqi e MSA-së në vitin 2016.

Sa i përket llojit të masave në vitin 2019 nga gjithsej 401 masa të parapara, programi përmbante 160 masa legjislative dhe 241 masa implementuese.

Shkalla më e ulët e zbatimit vërehet tek masat legjislative, me ç’rast shkalla e zbatimit të masave legjislative gjatë vitit 2019 është 36.88%, pasi që 59 nga 160 masa të planifikuara janë zbatuar. Ndërsa, gjendja është pak më pozitive tek masat implementuese, pasi që shkalla e zbatimit të masave implementuese gjatë vitit 2019 është 60.17%, pasi që 145 nga 241 masa të planifikuara janë zbatuar.

Disa nga masat dhe reformat e pa zbatuara në vitin 2019 janë:
⦁    Miratimi i dy projektligjeve: për racionalizimin e agjencive dhe institucioneve të pavarura; dhe për kontestet administrative;
⦁    Miratimi i katër (4) projektligjeve në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore;
⦁    Miratimi i pesë (5) projektligjeve në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë;
⦁    Miratimi i pesë (5) projektligjeve në fushën e mjedisit;
⦁    Rritja e numrit të inspektorëve të punës;
⦁    Miratimi i tri (3) rregulloreve në fushën e politikave të konkurrencës: de minimis për ndihmë shtetërore; për ndihmë rajonale; dhe për ndihmë horizontale;
⦁    Miratimi i strategjisë për digjitalizim të transmetimit tokësor;
⦁    Miratimi i tri (3) rregulloreve në fushën e sigurisë së ushqimit;
⦁    Mos funksionalizimi i fabrikës për përpunimin e mbetjeve të kafshëve.

"Sa i përket vitit 2020, bëjmë thirrje institucioneve që të tregojnë vullnet të shtuar politik për të zbatuar reformat e parapara me MSA, pasi që vitin tjetër do të shënojmë pesë vite që nga hyrja në fuqi e MSA-së."

"Viti 2021 do jetë moment i rëndësishëm, pasi që në përputhje me nenin 9 të MSA-së, Këshilli i Stabilizim Asocimit do të bënë vlerësimin detaj të zbatimit të MSA-së dhe rrjedhimisht do të merr masat për të ardhmen e procesit Stabilizim Asocimi për Kosovën", dekarlon Instituti EPIK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00 )