21 Shkurt 2020

Personat me aktakuza mos të përfshihen në listat zgjedhore

Prishtinë, 6 shtator - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kërkon nga të gjitha subjektet politike që t’i kontribuojnë luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit, përmes listave të pastra dhe me njerëz kompetent e me integritet të lartë.
 
Tahiri ka thënë se zgjedhjet janë mundësia më ideale për të dëshmuar përkushtimin e gjithsecilit për një qeverisje që përfaqëson denjësisht qytetarët e Republikës dhe për një frymë të re të integritetit gjatë ushtrimit të pushtetit politik.

"Si Ministër i Drejtësisë, jam angazhuar për reforma të thella brenda sistemit të drejtësisë dhe përgjatë këtyre dy viteve, kemi arritur të konsolidojmë një bazë të fuqishme ligjore që ka në qendër luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar."

"Këto reforma marrin fizionomi të plotë edhe nga vullneti politik i subjekteve që janë në garë për zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti, përmes gatishmërisë së tyre për të shmangur inkurajimin e kulturës abuzive, ka theksuar Tahiri.

Një nga mënyrat më konkrete përmes së cilës duhet të dëshmohet vullneti politik për luftë kundër korrupsionit e abuzimit sipas tij është kandidimi i personave që nuk kanë rënë ndesh me ligjin në sferën që graviton nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin politik.

"Meqenëse afati për kandidimin e personave për deputet brenda subjekteve politike është në përmbyllje e sipër, si Ministër i Drejtësisë ftoj të gjitha subjektet politike që t’i kontribuojnë luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit, përmes listave të pastra dhe me njerëz kompetent e me integritet të lartë."

"Lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit, përveç rrafshit praktik që është në përgjegjësinë e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit, duhet të marrë dimension të plotë edhe në rrafshin e vullnetit politik për të ndëshkuar ata që kanë rënë ndesh me ligjin dhe që privojnë sundimin efikas të tij."

"Një përkushtim i tillë, bën diferencë të madhe dhe jashtëzakonisht të rëndësishme për mënyrën se si shoqëria jonë e sheh të ardhmen e saj dhe besimin në institucionet politike të vendit", ka theksuar Tahiri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)