19 Prill 2024

Përmes reformave MAP do t’a standardizoj Kosovën me administratat evropiane

Prishtinë, 21 qershor - Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike,  organizoi  shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës.

Këtë ceremoni rasti, e shpalli të hapur Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ku në hyrje të fjalës së tij, para shërbyesve civilë edhe zyrtarëve të lartë të institucioneve  tha se "Duke shënuar 23 Qershorin Ditën Ndërkombëtare e Shërbimit Civil, dëshiroj të gjithë juve t`ju përgëzoj për punën  e palodhshme në funksionimin e mirëfilltë të administratës publike në shërbim të qytetareve.

Ministri Yagcilar  tha se shënimi kësaj dite në Republikën e Kosovës, ka një rëndësi të veçantë, sidomos në këtë vit kur Qeveria e Republikës se Kosovës dhe Kuvendi,  me propozim të Ministrisë së Administratës Publike, ka miratuar pakon  ligjore për reformën në Administratës Publike, kërkesë kjo imediate edhe e Bashkimit Evropian.

"Ne jemi të vendosur të punojmë për ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarët dhe bizneset në mënyrë që administrata publike të jetë sa më efikase, transparente dhe llogaridhënëse."

"Në vazhdim  të fjalës së tij, ministri Yagcilar  tha se" Përmes reformave të reja,  Ministria e Administratës Publike si përgjegjëse për politikat në Administratën Publike, e në veçanti në shërbimin civil, ka përzgjedhur prioritet që të standardizoj Kosovën me administratat tjera evropiane", ka theksuar Yagcilar.

Duke folur për të pranishmit, ministri i MAP-it Mahir Yagcilar, foli gjithashtu për Ligjin për Zyrtarët Publik, duke theksuar se  ky ligj  do të ofroj një model të ri të rekrutimit, përmes të cilit dëshirojmë ti ofrojmë administratës publike nëpunës bazuar në parimin e meritës, konkurrencës së hapur, testimit dhe vlerësimit elektronik, ndërsa qytetareve transparencë dhe llogaridhënie të organeve përgjegjëse.

Ministri Yagcilar në këtë ceremoni rasti, shpalosi ndryshimet dhe reformat në Ligjin për Organizimin e Administratës Shtetërore dhe Ligjin mbi Pagat.

Një rendësi të veçantë, në kuadër të organizimit të administratës, padyshim paraqet edhe Racionalizimi i Administratës Publike/Agjencive ekzistuese, që përbën njërin ndër objektivat e përgjithshme më me rëndësi të parapara në strategjinë e modernizimit të administratës publike.

Kjo është bërë bazuar edhe në të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, në të cilat theksohet se organizimi i përgjithshëm i administratës së shtetit nuk është në favor të funksionimit të sistemit të llogaridhënies.

Nga ajo që u tha më,  shihet qartë përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në vendosjen e kornizës ligjore sa i përket organizimit të Administratës Publike, menaxhimit me burimet njerëzore, pagat dhe llogaridhënien, tha ministri Mahir Yagcilar.

Ministri Yahcilar, permendi raportin e përgatitur nga Departamenti i Administrimit te Shërbimit Civil, për gjendjen ne shërbimin civil për vitin 2018 shihet se është bërë progres në reformimin e shërbimit civil dhe administratës publike për segmentet me te nevojshme, siç është hartimi e dokumenteve për politiken e re te shërbimit civil, hartimin e dokumenteve strategjike për ngritjen e kapaciteteve te nëpunësve civil dhe zbatimin e tyre, ku ne vecanti foli per shtrirjen dhe përdorimin e mëtejme te Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, katalogun e vendeve te punës, përshkrimin e standardizuar për pozitat me shtrirje të përgjithshme dhe me procesin e klasifikimit të vendeve të punës si dhe vendosjen në SIMBNJ.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ministri i MAP-it Mahir Yagcilar,  bashkëpunimin dhe përkrahjen së institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, e vleresoi si te  arritur  me rezultate të mëdha, në ngritjen e kapaciteteve të administratës publike në nivelin qendror dhe të komunal.

Në këtë ceremoni, për rëndësinë e Shërbimit Civil folën edhe Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, si dhe Mursel Zymberi kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës.

Në fund, për shërbyesit civilë  të dalluar , u  ndanë 86-të mirënjohje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)