28 Mars 2024

Përgatitjet për regjistrim të popullsisë sipas dinamikës

Prishtinë, 21 shtator - Ministrja e Ministrisë se Administratës Publike, Edita Tahiri tha se punët për regjistrimin e popullsisë po ecin mirë në një takim që zhvilloi me Anders Berlin, udhëheqës i Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) për Kosovë.

Tahiri falënderoi  Berlin për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi nga SIDA, si një nga donatorët e hershëm në Kosovë, si dhe e njoftoi atë mbi përgatitjet që Qeveria e Kosovës dhe MAP po bëjnë për regjistrimin e popullsisë, duke theksuar progresin e bërë në planin legjislativ, profesional, teknik dhe financiar.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që me sukses ta realizojë projektin e Regjistrimit të Popullsisë, si projekt i interesit nacional për Kosovën”, tha Tahiri.

Po ashtu, ministrja njoftoi përfaqësuesit e SIDA-së se sa i përket reformës së administratës publike, tashmë po përgatitet edhe legjislacioni sekondar për dy ligjet bazike te shërbimit civil -Ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin për Pagat, që në bazë kanë sistemin e  meritës si formë e avancimit të cilësisë dhe efikasitetit të administratës. 

“Qeveria ka miratuar strategjinë e rishikuar të RAP-it. Kjo strategji e përditësuar është fokusuar në fushat ku është ndjerë nevoja për thellimin e Reformës, si në menaxhim të financave publike, prokurim elektronik , rritjen e kapacitetit  për krijimin e politikave dhe shkollimin e kuadrove nga fusha e administratës  publike”, ka sqaruar ministrja e MAP-it për përfaqësuesit e SIDA-së.

Berlin  ka shprehur gatishmërinë e SIDA-së që sikur edhe në të kaluarën të mbështetë Kosovën, duke theksuar mbështetjen që Suedia është e gatshme ta jap në reformimin e administratës publike, si dhe procesin e Regjistrimit të Popullsisë.  “ Ne mirëpresim arritjet e bëra  në përgatitjet drejt realizimit të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ofrojmë mbështetjen tonë”, ka thënë Berlin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)