29 Mars 2024

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, në Kosovë

Prishtinë, 26 maj - Komandanti për Operacione Civile të Bashkimit Evropian, Kees Klompenhouwer këtë javë është duke e vizituar Kosovën. Klompenhouwer është përgjegjës për të gjitha misionet civile të BE-së nëpër botë.

Përveç takimit me Shefin e Misionit të EULEX-it dhe anëtarëve të tjerë, ai po ashtu ishte takuar edhe me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Umberto Zannier, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të BE-së, Renzo Daviddi sikurse edhe me disa ambasadorë. Ai ishte takuar edhe me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe disa ministra të Qeverisë.

Sot, Klompenhouwer vizitoi Portën 1, Shtëpinë e BE-së, Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë dhe Pikën e BE-së për Informim në pjesën veriore të Mitrovicës. Ai veçanërisht u interesua për aktivitetet e BE-së në pjesën veriore të Mitrovicës dhe ishte takuar me pjesëtarë të EULEX-it të cilët punojnë në këtë pjesë të Kosovës.

“Unë kam ardhur këtu për të marrë informacion drejtpërsëdrejti nga pjesëtarët e misionit të EULEX-it lidhur me punën e tyre dhe përparimin e arritur në pjesën veriore dhe për t’i siguruar qytetarët e të gjitha komuniteteve të kësaj pjese se BE-ja do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të ardhmen e tyre. Objektiva jonë është të përkrahim stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin – që janë vlera evropiane – për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Klompenhouwer.

Shefi i Misionit të EULEX-it shtoi se, EULEX-i ka shtuar prezencën e vet në pjesën veriore të Kosovës: “Përveç prezencës së vet të përhershme në Portën 1 dhe 31, ne tani kemi policë të cilët punojnë në të gjitha stacionet e policisë në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa gjykatësit dhe prokurorët tanë janë vendosur në Gjykatën e Qarkut. Ne tani jemi duke e inkurajuar stafin tonë për të banuar në pjesën veriore dhe për të jetuar në mesin e komuniteteve me të cilët punojnë”, tha Yves de Kermabon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)