25 Prill 2024

Përfaqësimi i Kosovës përmes UNMIK-ut ka marrë fund

Prishtinë, 28 shkurt - "Përfaqësimi i Kosovës përmes UNMIK-ut ka marrë fund që nga shpallja e pavarësisë", ka thënë zëvëndëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hajredin Kuqi.

 

Ai me këtë deklaratë i është përgjigjur thirrjeve të Beogradit që Kosova të prezantohet në konferenca rajonale si pjesë e UNMIK-ut.

Ndërsa po afrohet mbajtja e takimit të liderëve të rajonit në Slloveni, Beogradi ka propozuar që atje, delegacioni i Kosovës të jetë pjesë e UNMIK-ut.

Një zgjidhje e tillë hidhet kategorikisht poshtë nga kosovarët.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka deklaruar se përfaqësimi i Kosovës jashtë, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, edhe atë si Republika e Kosovës.

“Kosova e ka Kushtetutën, institucionet e veta dhe çdo përfaqësim do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe pozitën juridike e politike që e ka Kosova. Jemi duke pritur ftesën dhe besoj që do të marrim pjesë në mënyrë aktive”, ka thënë Kuçi.

Që nga shpallja e pavarësisë, pjesëmarrja e Kosovës në konferencat rajonale kryesisht është sfiduar nga Serbia, e cila ka kërkuar që ky përfaqësim të bëhet sipas Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, çka nënkuptonte që delegacionet e Kosovës të jenë pjesë e UNMIK-ut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)