25 Prill 2024

Për 16 muaj, Rexhep Hoti i çoi mbi 22 mijë euro në dreka

Prishtinë, 6 dhjetor - Drekat e Rexhep Hotit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mesatarisht nga 1.400 euro secilin muaj, prej kur është emëruar koordinator nacional për Kulturë, Rini dhe Sport. Për shpenzime në tryezë të bëra gjatë 16 muajsh, atij i janë përshkruar mbi 22 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

E dhëna ndodhet në një pasqyrë shpenzimesh që Zyra e kryeministrit e ka vënë në dispozicion, pas një kërkese për qasje në dokumente publike, adresuar nga “Koha Ditore”.

Koordinatori nacional është pozitë e shpikur në mandatin e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj. Ai kishte emëruar pesë koordinatorë, pozitat e të cilëve ishin të barasvlershme me ato të ministrit. Përpos Hotit, koordinator nacional Haradinaj kishte emëruar edhe Besnik Tahirin, Mendim Rugovën, Avdulla Hasanin dhe Fatos Makollin.

Të pesë koordinatorët, krahas pagave të barabarta me ato të ministrave, kanë harxhuar edhe 87.562.86 euro të tjera, kryesisht në dreka dhe udhëtime jashtë vendit. Veturat me të cilat kanë udhëtuar brenda Kosovës kanë shpenzuar 13 mijë litra karburante, fatura e së cilës sasi, sipas çmimit të sotëm, kalon 15 mijë euro.

(Artikulli është marr nga “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)