20 Prill 2024

PDK koalicion me PSHDK-në

Prishtinë, 11 nëntor - Arrihet marrëveshja midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Sot, në orët e pasditës është arritur Marrëveshje midis PDK-së dhe PSHDK-së për të marrë pjesë së bashku në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 12 dhjetor  2010 në një listë zgjedhore.

Dy partitë respektabile do ta organizojnë bashkarisht fushatën zgjedhore duke ruajtur identitetin partiak.

Dy partitë do të jenë një grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i PSHDK-së, Marjan Demaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)