15 Nëntor 2019

PDK i detyrohet një falje publike shoqërisë civile

Prishtinë, 18 qershor - Dje pjesa dërrmuese e shoqërisë civile organizuan një marsh proteste në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjektëve Politike i cili, nëse miratohet në këtë përmbajtje paraqet prapakthim edhe me Ligjin në fuqi.

Qëllimi i protestës kishte karakter sensibilizues dhe në përputhje të plotë me Ligjin për organizimin e protestave dhe aktiviteteve tjera sikur që për këtë ishte informuar Policia e Kosovës e cila ka përgjegjësi për përcjelljen dhe sigurimin e kushteve për mbarëvajtjen e një proteste paqësore.

Kjo protestë ishte krejtësisht paqësore, nuk e rrezikonet sigurinë e askujt dhe, për dallim prej herave të tjera  edhe subjektet politike ishin informuar për natyrën dhe qëllimin e protestës.

Për fat të keq, protesuesit hasën në kundërshtim të sigurimit të zyrave të PDK-së të cilët, sipas  KMDLNj , i tejkaluan autorizimet dhe mandatin që e kanë duke u konfrontuar me pjesëtarët  e shoqërisë civile.

KMDLNj përkujton opinionin si dhe subjektet politike se e drejta e protestës është e rregulluar me ligj dhe është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet nga të gjithë për aq sa ka karakter paqësorë.

Në rastin konkret, KMDLNj vlerëson se është interes edhe i subjekteve politike që të diskutojnë me shoqërinë civile pë Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike në mënyrë që të bëhet i pranueshëm për të gjithe dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

"Do të ishte shumë pozitiv edhe politikisht afirmative nëse dje, në vend që sigurimi i objektit të Selisë së PDK-së të merrej me protestuesit paqësorë,  dikush  nga kreu i PDK-së t’i pranojë në zyrat përfaqësues protestues të shqërisë civile dhe të diskutojë për projketligjin në fjalë. Kështu do të duhej të vepronin edhe subjektet tjera", thekson KMDLNJ.

KMDLNj përkrahë nismen e shoqërisë civile si dhe marshin protestues pjesë e së cilës edhe ka qenë dje dhe e dënon sjelljen e sigurimit ndaj protestuesve.

Në këtë kontekst, ndonëse PDK-ë është distancuar nga veprimi i sigurimit duke e cilësuar si një keqkuptim, pret të bëjë edhe një hap tutje duke i kërkuar falje publike pjesëtarëve të marshit protestues të shoqërisë civile dhe në këtë mënyrë do ta dëshmonte gatishmërinë për një komunikim normal dhe demokratik me shoqërin civile si kusht i domosdoshëm për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e demokracisë, vlerë kjo në të cilën thirret edhe PDK-ë.

Demokracia, në rradhë të parë nënkupton përgjegjësi ndaj opinionit dhe nuk është vlerë apo produkt që përdoret si material shpenzues për arritjen e qëllimeve politike. I njëjti parim vlen edhe për shoqërinë civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2019 - Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e I-rë nderkombëtare. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Policia e Kosovës në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve , do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite. (Salla Orion në Prishtinë në afërsi të Kino ABC, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon tryezën dhe punëtorinë me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Projekti HERAS i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë lidhur me “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Interdev 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata e dytë 2019. (Kazerma 'Adem Jashari' në Komandën e Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te fontana në lagjen Ulpiana, ora 12:00).

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves, ndërtesa e Arkivit të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti nga muaji korrik deri në muajin tetor për Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:30)

- Mbahet marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. (Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, ora 18:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizn hapjen e ekspozitës individuale të autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me...Or i Do it For You Only!?". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes "Linja e Jetës" në Kosovë! (Menza Ramiz Sadiku, ora 21:00)