25 Prill 2024

PDK dhe AKR ende pa marrëveshje për koalicionin

Prishtinë, 14 shkurt - PDK dhe AKR as në ditën e tretë të bisedimeve nuk kanë arritur një marrëveshje për formimin e koalicionit qeveritar në Kosovë.

Në mbledhjen e kryesisë së PDK-së është shqyrtuar sërish kërkesa e koalicionit Aleanca Kosova e Re, e cila nuk tërhiqet nga kërkesa për postin e presidentit dhe ndarjen e disa posteve të rëndësishëm qeveritar.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi pas mbledhjes treorëshe të kryesisë së PDK theksoi se nuk ka asgjë konkrete rreth formimit të koalicionit dhe se bisedimet me AKR-në do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Ai bëri të ditur se në mbledhjen e kryesisë nuk është diskutuar për çështjen e presidentit, post të cilin e kërkon AKR-ja, por për çështje të tjera që kanë të bëjnë me nevojën e formimit të qeverisë së re.

Një pjesë e kryesisë së PDK janë deklaruar të hapur se posti i presidentit i takon partisë së tyre dhe ushtruesit të deritanishëm të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi.

Një qëndrim i tillë u shpreh edhe nga anëtari i kryesisë së lartë të PDK-së, Rrustem Mustafa, i cili ka shtuar se partia e tyre duhet të sigurojë votat për qeverinë dhe presidentin.

Në rast të marrëveshjes me AKR-në, Listën Ibrahim Rugova dhe minoritetet, PDK do të sigurojë mbi 65 deputetë për formimin e qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)