28 Mars 2024

PD: Ministri Hoxhaj të heqë udhëzimin për shamitë

Prishtinë, 13 qershor - Partia e Drejtësisë në Kosovë, ka shprehur shqetësimin e saj për ndalimin e mbulesës islame në disa shkolla të Kosovës.

Në një reagim, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Abdullah Klinaku, ka kërkuar nga ministri i Arsimit Enver Hoxhaj që gjatë javës me vendim të veçantë të shfuqizoj paragrafin e 13-të të nenit të IV të Udhëzimit Administrativ 7/2009 që e kodifikon këtë ndalesë të pakuptueshme për vendin tonë, veçanërisht nga aspekti kulturor.

“Me këtë do të eliminohet edhe baza juridike për nxjerrjen e Rregullores së Kuvendit komunal të Prishtinës që tenton të sanksionojë të njëjtën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”, theksoi ai.

Gjithashtu, kjo parti ndjek me shqetësim të veçantë edhe situatën në veri të Kosovës. “PD kërkon nga qeveria e Kosovës, ICO dhe EULEX përkushtim serioz për qytetarët Shqiptarë në veriun e vendit dhe plotësimin e nevojave të tyre veçanërisht në ofrimin e sigurisë së plotë për ta”, vijoi zyrtari i lartë Partisë së Drejtësisë.

Partia e Drejtësisë me shqetësim të veçantë është duke përcjellur situatën në veriun e vendit duke vlerësuar provokimet e shumta të grupeve kriminele serbe si përpjekje të orkestruara të shtetit serb për eskalimin e situatës që do të shërbente si dëshmi për Gjykatën Ndërkombëtare në Hag se pavarësia e Kosovës nuk ka rezultuar me stabilitet në rajon por përkundrazi me rritje të tensioneve ndëretnike. PD kërkon nga qeveria e Kosovës, ICO dhe EULEX përkushtim serioz për qytetarët Shqiptarë në veriun e vendit dhe plotësimin e nevojave të tyre veçanërisht në ofrimin e sigurisë së plotë për ta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)