28 Mars 2024

PD kërkon ndriçimin urgjent të rastit të Mitrovicës

Prishtinë, 4 korrik - Partia e Drejtësisë (PD) e dënon ashpër aktin e dhunës me pasoja tragjike në qytetin e Mitrovicës në të cilën humbi jetën një qytetar i Kosovës dhe u lënduan njëmbëdhjetë të tjerë duke kërkuar nga Policia e Kosovës dhe misioni EULEX ndriçimin urgjent të rastit dhe dënimin e kryesve të kësaj vepre të rëndë kriminale me potencial serioz për dëmtimin e proceseve të shtetëndërtimit të vendit.


Jeton Svirca, Nënkryetar i PD-së ka theksuar se me këtë rast Partia e Drejtësisë mbështet fuqishëm përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për realizimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në tërë territorin e vendit, dhe kërkon që ky proces të mos ndalet në asnjë mënyrë, duke e theksuar nevojën për kujdes të shtuar sepse shteti Serb do të tentojë ta pengojë këtë proces në çdo mënyrë të mundshme.

Po ashtu Svirca ka deklaruar se Partia e Drejtësisë ngritë sërish shqetësimin e saj përkitazi me dukuritë negative në rritje siç janë, vartësia nga substancat psikoaktive, prostitucioni, vetëvrasjet, dhe dhuna në shkolla, që po e pllakosin rininë kosovare, dhe rithekson kërkesën për marrjen e masave urgjente për parandalimin dhe zhdukjen e tyre.

“Në këtë drejtim PD rithekson se është e domosdoshme politika më aktive e institucioneve shtetërore, ndjekja ligjore e trafikantëve të substancave narkotike dhe të qenieve njerëzore, fuqizimi i rolit edukativ të shkollave nëpërmjet zbatimit të lëndës së edukatës fetare, si dhe ngritja e kapaciteteve për përkrahje psikologjike të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të vendit”, ka pohuar ai.

PD insiston që të mos lejohet që dukurit thellësisht të dëmshme dhe të rrezikshme në mesin e rinisë Kosovare të bëhen pjesë normale e përditshmërisë sonë. PD ofron në vazhdimësi kapacitetet e saja profesionale dhe politike si kontribut institucional për ndryshimin e kësaj gjendje me trende të papranueshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)