27 Prill 2024

Partitë politike shumë larg zbatimi të standardit të barazisë gjinore

Prishtinë, 17 janar - Instituti për Politika Sociale "Musine Kokalari" vlerëson se edhe në këto zgjedhje, përfaqësimi i barabartë gjinor në listat për kandidatë për deputetë nga Partitë Politike në Kosovë, po mbetet vetëm në nivelin e dëshirës.

''Listat të cilat u dorëzuan mbrëmjen e të së shtunës tregojnë që shumica e partive politike janë kujdesur që të respektojnë pragun minimal i cili është i vendosur taksativisht në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme e jo duke e vendosur në zbatim Ligjin nr. Nr. 05/L -020 për Barazi Gjinore'', thekson Instituti.

Për Institutin për Politika Sociale « Musine Kokalari », mos-respektimi i legjislacionit që e favorizon barazinë gjinore, tregon se partitë – cilado qoftë ajo që do ta marrë besimin për ta udhëhequr vendin, nuk do t’i vendosë gratë në mënyrë të barabartë edhe në qeverisje.

Kjo praktike sipas Institutit tregon edhe nivelin e seriozitetit të premtimeve që në legjislaturën e fundit u bënë për zbatimin e barazisë gjinore në të gjitha propozimet dhe funksionet publike në Kosovë.

Në këto zgjedhje Instituti për Politika Sociale, do ta monitorjë nga afër procesin zgjedhor. Ne do të fokusohemi në propozimet ekonomike, sociale e shëndetësore që Partitë Politike do t’i prezantojnë në programet e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)