18 Prill 2024

Partitë politike me investime të madhe në portale gjatë fushatës zjedhore

Prishtinë, 1 tetor  -  Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) në partneritet me Demokraci Plus (D+) mbajtën tryezë diskutimi me temë “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”.

Granit Tërnava, menaxher i programeve (KAS), lajmet e rreme i quajti kërcënim i demokracisë, por tha se e rëndësishme është që mediat të mos u japin hapësirë këtyre lajmeve.  Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, Tërnava kërkoi që këto lajme të mos përdoren nga liderët për vota.

Ndërsa, Leart Hoxha, kryetar i bordit të D+, i cili moderoi këtë tryezë, prezantoi broshurën e kësaj organizate në të cilën parqiten format e shpërndarjes së lajmeve të rreme.

Bardh Rugova, profesor në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, tha se kërcënimi nga lajmet e rreme është më i madh se sa që mendohet.  Sipas tij po jetojmë në një shoqëri ku nuk ka mendim. “Në një anë e kemi lirinë e shprehjes në anën tjetër e kemi fake news”.

Kreshnik Gashi, kryeredaktor në Drejtësia në Kosovë, tha se sidomos tani gjatë fushatës zjedhore po shihet një investim i madh i partive politike që po i përkrahin dhe fuqizojnë lajmet e rreme, sidomos përmes portaleve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)