23 Prill 2024

Partitë me slogane mashtruese

Prishtinë, 26 shtator - Në secilën palë zgjedhjesh, edhe këtë herë partitë politike kanë dalë me slogane përmes të cilave ato dëshirojnë një lidhje me qytetarin.

Mirëpo, fjalët e mëdha dhe sloganet e mira zakonisht janë harruar me të marrë pushtetin dhe nisjen e qeverisjes. Edhe në këto palë zgjedhjesh partitë në Kosovë kanë zgjedhur slogane në të cilat mbizotëron fjala “Ndryshim”.

Megjithatë, sipas analistëve kosovarë, ndryshimi i vetëm që do të ndodhë edhe këtë herë është ndërrimi i eventual i një kryetari në njërën apo në tjetrën komunë, por jo edhe qeverisja.

Madje, ata thonë se këto moto janë veçse një tentim për mashtrim të votueseve sesa që do të sjellin ndonjë ndryshim, transmeton zeri.info.

Lulzim Dragidella, profesor në Departamentin e Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës, thotë se të gjitha partitë mendojnë për programet zgjedhore të tyre. Por, në Kosovë ai thotë se nuk dallojnë ato programe, qoftë moto në nivelin qendror, apo komunal.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)