12 Dhjetor 2019

Partia Socialdemokrate kërkon anulimin e kontratës për lobim

Prishtinë, 18 korrik - Kanë kaluar disa ditë që kur pranë Komisionit për Integrime Evropiane, ministrja znj. Dhurata Hoxha, mes tjerash kishte raportuar edhe për kontratën me “Madison Global Strategies LLC”. Aty ishin ngritur shumë çështje dhe pyetje e dyshime nga deputetët karshi kësaj kontrate, për të cilat u raportua edhe në media.

Partia Socialdemokrate e cilëson këtë kontratë të papranueshme dhe me një serë problemesh, për çfarë ministrja znj. Dhurata Hoxha duhet të sqarohet dhe të jape përgjegjësi. Në një konferencë për media të mbajtur sot, nënkryetari dhe deputeti i PSD-së, z. Visar Ymeri, listoi problemet e kësaj kontrate.

Zoti Ymeri theksoi se kjo kontratë ndonëse tentohet të paraqitet si përpjekje e qeverisë për të forcuar pozitat e Kosovës brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, obligimet nga kontrata e nënshkruar thuhet të jenë krejt tjera. Kjo pasi që në përshkrimin e kontratës nga firma amerikane “Madison Global Strategies LLC”, e publikuar pranë agjencisë së Departamentit Amerikan të Drejtësisë,  flitet për takime me anëtarët e Kongresit dhe Administratës amerikane.

“Përmes kësaj kontrate Ministria e Integrmeve e ka marrë rolin e MPJ-së. Përmes kësaj kontrate Hoxha dhe Ministria i kanë kaluar kompetencat e veta. Ministria do të duhej të përqendrohej të procesi i integrimit në BE, e jo të merret me lobim”, shtoi ai.

Më tej, Ymeri vuri në dukje se problematike në këtë kontratë është edhe fakti se në të figuron se institucioni të cilin do ta përfaqësojë firma lobuese “Madison Global Strategies, LLC”, është Ministria e Integrimeve Evropiane, mirëpo emri i zyrtarit me të cilin “do të merret vesh regjistruesi apo firma” është Kadri Veseli, që është kryetar i Kuvendit.  Pra, gjë që dokumenton përzierje të pushteteve, por edhe ngrit dyshime të keqpërdorimit të fondeve publike për interesa partiake apo për qëllime të forcimit të pozitës së Kadri Veselit.

"Në mënyrën se si kjo kompani e ka raportuar kontratën në departamentin e shtetit, janë dy çështje problematike, kur është vendosur emri - është vendosur emri i Kadri Veselit në këtë kontratë, pra emri i kryetarit të PDK-së. Kjo kontratë më shumë do i shërbej Partisë Demokratike sesa Ministrisë së Integrimeve Evropiane”, deklaroi Ymeri. 

PSD do të ndjekë gjitha hapat e mundshëm në kuadër të përgjegjësive tona për ta hetuar deri në fund këtë çështje. Nuk do të tolerojmë në asnjë formë jotransparencën në shpenzimin e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe keqpërdorimin e parasë publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2019 - Zyrtarja për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it në Kosovë, Christina Davies, do të flasë në hapjen e konferencës së titulluar Rritja e Transparencës së Gjyqësorit. (Biblioteka Kombëtare, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezën e diskutimit me titull “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ojq ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojn hapjen e minibibliotekës në Sheshi “Adem Jashari” në Prihtinë. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:00)

- UBT dhe Radio Deutsche Welle, në kuadër të projektit “Balkan Booster”, organizojnë debatin më temë diskutimi: “Degradimi i mjedisit dhe qasja e medias ndaj mjedisit”, debat në të cilin shfaqet kontributi dhe qasja e medias ndaj këtij problemi. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani dhe drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri mbajnë konferencë për media më qëllim sqarimin lidhur me keqinformimin e opinionit nga disa media, rreth shpërndarjen e lopëve qumështore. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- RIT Kosova dhe Instituti për Trajnime Zhvillimore organizon ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për studentët që i kanë përfunduar me sukses kurset të Koslift. (Objekti i RIT Kosova AUK, ora 11:30)

- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë organizon tryezën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë ?!” (Hotel AFA, ora 12:00)

- Ojq ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojn hapjen e minibibliotekës në Kampusi Universitar. (Kampusi Universitar në Prishtinë, ora 12:00)

- Aksionari i institucionit jo-bankar Monego organizon konferencë për shtyp, rreth vendimit të Bankës Qëndrore dhe revokimit të licencës së Monego. (Shoqëria e Avokatëve “Koci & Vokshi”, Rr. Robert Doll Nr.19, ora 13:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të flasë në ngjarjen e shënimit të sukseseve të aktivitetit të USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat, i cili filloi në vitin 2014. (Hoteli Emerald, ora 13:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 14:00)

- Kolegji Heimerer organizon tryezë diskutimi me temën “E tashmja dhe e ardhmja e Sistemit Informative Shëndetësor në Kosovë”. (Kolegji Heimerer, ora 14:00)

- Prezantohet shfaqja multidisiplinore Alter..."Një rrugetim në vete të parë" , e cila do të mbahet për herë të parë në Prishtinë. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 19:30)