28 Mars 2024

Partia Fryma e Re certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Prishtinë, 2 nëntor - Partia Fryma e Re ka marrë konfirmimin zyrtar të certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky certifikim e bën këtë parti plotësisht funksionale me ligj.

Certifikimi i Partisë Fryma e Re sipas udhëheqësve te partisë vjen në një kohë shumë të vështirë për Kosovën,  pikërisht në ditën kur politika e vjetër, për interesa krejtësisht personale, e vulos papërgjegjësinë e tyre ndaj popullit të Kosovës me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

"Veprimet që politika e vjetër ka ndërmarrë për vite me radhë, dëshmojnë se këto parti që janë në pushtet nuk ndiejnë përgjegjësi ndaj votës së qytetarit dhe janë të gatshëm ta përbuzin qytetarin, në momentin që shkelen interesat e tyre grupore dhe personale. Për më tepër, nuk ka asnjë argument për t’i justifikuar shkeljet e vazhdueshme ligjore dhe kushtetuese që bëhen nga ata."

“Certifikimi i Frymës së Re trason rrugën për zgjedhje parlamentare, ku qytetari do të ketë zgjedhje të vërtetë. Ne besojmë fuqishëm se fokusi i Frymës së Re në krijimin e vendeve të punës dhe luftës kundër korrupsionit adreson brengat e të gjithëve, e jo vetëm të disave,” tha Shpend Ahmeti.

Partia Fryma e Re fton të gjithë qytetarët e Kosovës t’i bashkangjiten Frymës së Re për të punuar bashkë në ndryshimin që na takon të gjithëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)