19 Mars 2024

Parlamenti nuk e ka mandatuar Hashim Thaçin për të negociuar

Prishtinë, 18 korrik - Lëvizja Vetëvendosje ka deklarur se sot një delegacion me krerët më të lartë shtetërorë, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, pra me personat më kontravers në vend, kanë shkuar në Bruksel për të nisur fazën përmbyllëse të negociatave politike me Serbinë, si dhe për ta tregtuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përzierja e këtyre dy temave sipas Vetëvendosjes është në vetëvete kriminale, si dhe momenti i zgjedhur për lëshimet që ia bëjnë Serbisë e Vuçiqit duke i fshehur ato nën lajmin rreth liberalizimit të vizave. Sikur nuk mjaftoi dorëzimi i 8200 hektarëve, tash duhet Kosova të bëjë edhe lëshime të tjera prej sovranitetit të saj.

"Qeveritarët ndoshta po përgatisin fishekzjarre për ta festuar liberalizimin, por vajtja e tyre në dialog me Vuçiqin nuk është as konsensuale, as legjitime e as ligjore."

"Opozita e ka kundërshtuar shumë këtë mënyrë të dialogimit dhe negocimit, dhe sot ajo është shumica e popullit. Parlamenti nuk e ka mandatuar këtë ekip, e sidomos Hashim Thaçin për të negociuar", thekson Vetëvendosje.

Ndaj ky proces, nuk do të njihet. Në Bruksel po bëjnë pazar pa hanxhinë, kanë fluturuar atje pa shkuar fillimisht në Kuvend. Këta e kanë kundër, jo vetëm etëvendosje!-n, por gjithë opozitën dhe shumicën dërrmuese të popullsisë së Kosovës për t'i shmangur planet e kahmotshme katastrofale të Serbisë për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)