29 Mars 2024

Pacolli vazhdon me aktivitetet lobuese për njohje të Kosovës

New York, 21 shtator - Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka organizuar një darkë të rëndësishme pune në New York ku ishin prezent Ministri i Jashtëm i Bangladeshit, Presidenti dhe Ministri i Jashtëm i Kiribatit dhe Ambasadori i Tuvalus. 

Pas kësaj,Pacolli ka pasur takime të vecanta me secilin prej tyre ku është diskutuar për Kosovën dhe mundësitë për njohje sa më të shpejtë të Pavarësisë së saj nga këto vende.

Gjatë diskutimit, ai ka informuar pëfaqësuesit e këtyre vendeve për zhvillimet demokratike në Kosovë dhe për situatën e re të krijuar në vendin tonë pas shpalljes së pavarësisë.

Përfaqësuesi i Delegacionit nga Kiribati ka falenderuar Pacolli për ftesën dhe ka dhënë premtime se vendi i tij do të shqyrtoj të gjitha mundësitë për njohjen e Pavarësisë se Kosovës, duke e garantuar se kjo njohje do të vijë shumë shpejt. 

Bangladeshi vazhdon te mbetet nje rast i vecant per shkak te lidhjeve te tyre me Moskën, por ata kanë premtuar se do ta rishqyrtojnë vendimin e tyre pas vizitës së përfaqesuesve të Moskës ne kete vend.

Gjithashtu Pacolli do t\'i presë në Zvicër, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të këtij vendi ku do të perpiqet sërish ti bind ata ta procedojnë më tutje njohjen e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme Presidenti i AKR-se, eshte takuar me Ministrin e Jashtem te Omanit, Sayyid bin Hamad al Badar-Busaidi.

Ky takim mund të vlerësohet si shumë i suksesshëm pasi Pacolli ka informuar gjerësisht per situaten aktuele ne Kosovë dhe për gjithë zhvillimet aktuale ne vend. Ministri i jashtem i Omanit shprehu kenaqesine e tij per gjithe ate cfare ka mesuar per Kosoven. Ai u shpreh se ceshtja njohjes se Kosoves eshte shume me afer pas ketij takimi me Pacollin.

Gjithashtu permendi se takimi me Presidentin e AKR-se eshte kontakti i tij i pare me Kosoven. Ministri i Jashtem i Omanit, shprehu deshiren e tij per te pasur kontakte me perfaqesues te Institucioneve te Kosoves, dhe duke u bazuar ne kerkesen e Pacolli premtoj se pasaportat kosovare do të njihen shume  shpejt nga vendi i tij, natyrisht pas kerkeses zyrtare qe duhet te beje shteti i Kosoves per kete. Gjithashtu ai ftoj z. Pacolli qe te vizitoj shtetin e tij ne tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)