28 Mars 2024

Pacolli tërhiqet, Atifete Jahjaga presidente

Prishtinë, 6 prill - Behgjet Pacolli është tërhequr nga rikandidimi për president të Kosovës si rezultat i një kompromisi mes PDK-së, AKR-së dhe LDK-së për të shmangur krizën, ndërsa u konfirmua së kandidate për presidente është Atifete Jahjaga, oficere nga Policia e Kosovës.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se marrëveshja mes tij, kryeministrit Hashim Thaci dhe lideri të LDK-së, Isa Mustafa, ka shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pacolli ka falënderuar faktorin ndërkombëtar për kontributin e dhënë në shmangien e krizës politike në vend.

“Me ndihmë e mikut të madh të Kosovës, ambasadorit Dell, kemi arritur që në tryezë t’i ulim liderët e dy partive më të mëdha, gjë që e konsideroj sukses të madh”, tha Pacolli.

“Jam tërhequr jo si humbës. Kam qënë i sinqertë sepse e kam konsideruar se vendi dhe qytetari duhet të jetë në vendin e parë. Une do ti kontriboj vendit dhe do të jem aty ku Kosova thërret”, tha ai nder te tjera.

Ndër të tjera, në konferencën për shtyp, Pacolli theksoi se kualicioni qeverisës është më i fortë dhe se Kosova do të ketë një qeveri e cila do ti rezistojë sfidave.

Ai e ka lënë të hapur mundësinë të rikandidoj për kryetar të AKR-së. Thaci, Mustafa e Pacolli falendëruan disa herë publikisht ndihmën e ambasadorit Dell.

Hashim Thaçi tha se liderët e tri partive kanë arritur marrëveshje për, siç tha ai, Kosovën e reformave. “Ajo që dje dukej e paarritshme u arrit dhe kjo falë tejkalimit të interesave partiake në favor të interesave të vendit”, tha Thaçi.

“Ne nominojmë Atifete Jahjagën kandidate për presidente të Kosovës. Pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e zgjedhjeve presidenciale, në mënyrë që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Komisioni duhet ta përfundojë punën nga 6 – 9 muaj. Zgjedhjet do të mbahen jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit nga populli”, tha Thaçi.

Sipas këtij memorandumi do të formohet edhe komisionin përkatës për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe që zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale të mbahen në vitin 2013. 

Marrëveshja parasheh ndryshimin e ligji për zgjedhje, Kushtetutën në pikën që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në vitin 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)