26 Prill 2024

Pacolli përfshin në ekzekutiv ish-këshilltarët e tij

Prishtinë, 12 prill - Ish-këshilltarët e kabinetit të deritanishëm presidencial të ish-presidentit Behgjet Pacolli do të jenë pjesë e institucioneve të ekzekutivit.

Ish-presidenti Pacolli, i cili prej sot ka kaluar në detyrën e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës ka siguruar vende ministrash, zëvendësministrash dhe përfaqësues të kabinetit të tij për këshilltarët e tij të angazhuar në presidencë.

Ish-këshilltari i parë Ibrahim Gashi pritet të emërohet në post ministror dhe jozyrtarisht në bazë të riformatimit të Qeverisjes PDK-AKR, ai mund të jetë në postin e ministrit të Arsimit apo ndonjë dikaster tjetër.

Këshilltari Naim Maloku, i cili nga posti i nënkryetarit braktisi AAK-në do të emërohet në post zëvendësministri, por deri tani nuk bëhet e ditur se në cilin dikaster Maloku do të mbajë postin e dytë.

Detyra dhe angazhime janë gjetur edhe për stafin tjetër të Pacollit, të cilët kryesisht do të jenë pjesë e kabinetit të tij si zëvendëskryeministër

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)