19 Prill 2024

Pacolli në Tiranë, takon Meten

Tiranë, 1 nëntor - Kreu i Partisë Aleanca Kosova e Re ndodhet në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë, Ilir Meta, ku kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve.

Dy liderët e partive zhvilluan një konferencë për shtyp, ku kanë theksuar angazhimin e përbashkët për zhvillimin ekonomik.

\"Kemi diskutuar për përshpejtimin e ritmit të integrimit ekonomik dhe energjetik mes dy vendeve dhe gjithë rajonit ku jetojmë\", deklaroi Meta.

Numri dy i qeverisë tha se Shqipëria do të angazhohet më tej për shtimin e njohjeve të reja për Kosovën. Lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë, Meta tha se \"gjithçka atje duhet të zhvillohet me maturi siç i takon një klase politike që ka përgjegjësi jo vetëm përpara qytetarëve të saj, por edhe komunitetit ndërkombëtar\".

Meta nënvizoi domosdoshmërinë që interesat kombëtare të prevalojnë dhe Kosova pas zgjedhjeve të ardhshme të jetë edhe më e konsoliduar, por edhe më e përgatitur për të marrë përgjëgjësi të mëdha, për të ardhmen e qytetarëve të saj si dhe të rajonit.

Ndërsa kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli theksoi se \"ekonomia e Kosovës varet nga mbarëvajtja e ekonomisë së Shqipërisë\". \"Me ministrin Meta biseduam për planet e ardhshme dhe më intereson që ekonomia e të dy vëndeve të jetë e integruar edhe jashtë kufinjëve të tyre dhe për këtë qëllim do të bashkëpunojmë edhe me shtetet e  tjera\", tha Pacolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)